zoom

Aktualitet

Aksidenti në Durrës, fëmija i plagosur lufton për jetën në Tiranë

Aksidenti në Durrës, fëmija i plagosur lufton për jetën në Tiranë

Fëmija i mbijetuar i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se i mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, ai është i vetëdijshëm dhe nën kujdes intensiv nga stafi mjekësor.

Aksidenti i rëndë, që ndodhi në një zonë të banuar, rezultoi fatal për dy fëmijë të tjerë, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga përplasja./ Zoom.al

Postime të lidhura