zoom

Aktualitet

Pamjet/ Homazhe në nder të fëmijëve që humbën jetën në ish-Kënetë

Pamjet/ Homazhe në nder të fëmijëve që humbën jetën në ish-Kënetë

Në zonën e ish- Kënetës në Durrës ka pllakosur zia! Banorë të zonës, fëmijë, por edhe zyrtarë lokalë e deputetë kanë shkuar për të zhvilluar homazhe në ndër të dy të miturve, të cilët u përplasën tragjikisht nga një makinë teksa ata ishin duke luajtur.

Vogëlushët K.N. 10 vjeç dhe E.M. 12 vjeç humbën jetën, ndërsa një 8 vjeçar mbeti i plagosur.

E pranishme ishte edhe Zv/kryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako. Koçiu nuk pranoi të flasë për mediat, duke theksuar se duhet të respektohet dhimbja, ndërsa garantoi për marrjen e masave.

“Le të respektojmë dhimbjen sot. Do merren të gjitha masat”, tha ajo.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve, për trajtimin e plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

Policia e Durrësit arrestoi shoferin, shtetasin Nikoll Radaçi, i cili një ditë më parë shkaktoi një aksident tragjik. 57-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën fëmijët e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç, ndërsa i mituri tjetër, një 8 vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia thotë se nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur.

Postime të lidhura