zoom

Aktualitet

“Ma vranë djalin…”/ Nëna e dëshpëruar pas tragjedisë në Durrës

“Ma vranë djalin…”/ Nëna e dëshpëruar pas tragjedisë në Durrës

Banorët e zonës kanë dhënë dëshmi prekëse pas tragjedisë së ndodhur dje në Durrës.

Ata e përshkruajnë familjen e njërit prej të miturve si të qetë dhe punëtore, që jetonte në kushte të vështira ekonomike, por pa probleme me të tjerët. Ngjarja ka prekur thellë komunitetin, i cili shprehet se një fatkeqësi e tillë është e papranueshme dhe e dhimbshme për këdo.

Sipas dëshmive, nëna e njërit prej fëmijëve nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e tragjedisë, pasi kishte udhëtuar drejt Italisë për të qenë pranë bashkëshortit të saj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Familjarët mësohet se e kanë parë të gjithë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë.

Banorët tregojnë se nëna e viktimës është në gjendje shumë të rënduar psikologjike, duke shpërthyer në thirrje dëshpëruese për humbjen e të birit.

“Ishin në fshatin tonë, ishin një familje ideale që shihnin vetëm punën e tyre. Por ishin të varfër. Ngjarjen e kanë parë nga televizori, mamaja kishte shkuar në Itali të vizitonte bashkëshortin që ishte sëmurë. Kanë parë ngjarjen nga kamerat, mamaja vetëm bërtet” Ma vranë djalin në derë të shtëpisë. Babai është shumë sëmurë, me sëmundje të keqe me zor flet. Kjo ngjarje që ka ndodhur na ka prekur të gjithë jo vetëm ata. Një gjë të tillë nuk ia uron as armikut”, rrëfen një banore.

Dy fëmijë të mitur, kushërinj me njëri-tjetrin, humbën jetën në një aksident tragjik në një lagje të qytetit të Durrësit dje. Ndërkohë, një tjetër fëmijë, vëllai i njërit prej viktimave, ndodhet në spital duke marrë trajtim për plagët e marra./ Zoom.al

Postime të lidhura