zoom

Aktualitet

Aksidenti me dy viktima/ Familjarët e shoferit braktisin banesën nga frika

Aksidenti me dy viktima/ Familjarët e shoferit braktisin banesën nga frika

Pas aksidentit fatal, të afërmit e 57-vjeçarit Nikoll Radaçi janë larguar nga zona ku banonin, për shkak të shqetësimit dhe frikës nga reagimet e mundshme të komunitetit.

Ata tremben se familjarët e dy fëmijëve të mitur që humbën jetën mund të hakmerren.

Drejtuesi i mjetit, Nikoll Radaçi, dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai përplasi tre të mitur që ndodheshin në trotuar, duke i marrë jetën dy prej tyre dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

Pas përplasjes, 57-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë u ndalua nga policia në Durrës, ku edhe u arrestua. Testet e kryera treguan praninë e alkoolit në gjakun e tij mbi normat e lejuara./ Zoom.al

Postime të lidhura