Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasditen e djeshme, ku gjashtë shqiptarë janë përfshirë në një sherr. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Jori në Certosa të Italisë.
Mediat vendase kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se 4 shqiptarëve I është ndaluar hyrja në një lokal nate, e për pasojë ata janë hakmarrë ndaj bashkëatdhetarëve të tyre.
4 shqiptarët kanë zbritur nga një makinë dhe kanë sulmuar dy bashkëatdhetarët e tyre me kaçavida duke shkaktuar disa lëndime dhe plagosur rëndë njërin prej tyre.
Përleshja ka përfunduar me mbërritjen e policisë dhe një të plagosur me kod të kuq, i cili është nisur me urgjencë në spitalin e Villa Scassi./zoom.al/
Sherri në Durrës, arma e efektivit sekuestrohet nga AMP! Në fokus lidhja e tij me Denis Tafilin