zoom

Të gjitha

Milani bën “vetëvrasje” në shtëpi, kuqezinjtë në një natë për t’u harruar

Milani bën “vetëvrasje” në shtëpi, kuqezinjtë në një natë për t’u harruar

Milani komplikon shumë çështjen e titullit kampion. Atëherë kur pritej të fitonte me Bolognan, në një sfidë të lehtë në letër, ndodh ajo që më pak pritej. Kuqezinjtë barazojnë pa gola në javën e 31- të kampionatit italian ndaj ekipit të Mihajlovic, në sfidën e luajtur në San Siro.

“Kërcënimi” i parë serioz i miqve do vinte në minutën e 26-të. Musa Barroë provon një goditje nga larg, por Maignan është i vëmendshëm dhe bën një pritje vendimtare.  Pjesa e parë do mbyllej me “ngacmime” të lehta, teksa të dyja skuadrat do shkonin të qeta në dhomat e zhveshjes.

Sapo nis fraksioni  i dytë, ai që tenton që t’i japë avantazhin kuqezinjve është Leao, por gjuajtja e tij ndalet nga Skorupski. Në minutën e 61-të, po sulmuesi portugez Leao merr një pasim të bukur nga Calabria, gjithsesi, goditja e tij shkon larg kuadratit. Tjetër shans i artë për të do vinte në të 72-tën, por topi shkon afër shtyllës së djathtë. Miqtë bolonjez fitojnë sekonda të çmuara në fund duke u shtrirë në fushë, sakaq presioni për milanistët sa vinte e shtohej.

Milan, kështu, është në vendin e parë me 67 pikë. Ky është një hap fals për ekipin e Piolit, të cilët shohin tashmë më afër Napolin dhe Interin, që kanë përkatësisht 67 dhe 66 pikë.