zoom

Aktualitet

Mashtrimi me Call Center-at, zbardhet vendimi i Gjykatës: Kush janë emrat në kërkim (DOKUMENTI)

Mashtrimi me Call Center-at, zbardhet vendimi i Gjykatës: Kush janë emrat në kërkim (DOKUMENTI)

Ndryshe nga sa u raportua, Granit Pepnikaj dhe bashkëshortja e tij nuk janë pjesë e listës së arrestimeve; lëvizin të lirë në Tiranë.

Nga Zoom.al

TIRANË – Një operacion i fundit i Prokurorisë së Tiranës kundër “Mashtrimit Kompjuterik” ka zbuluar emrat e personave që dyshohen si të përfshirë në një skemë të bazave të call center-ve. Megjithatë, përkundër lajmeve që qarkulluan në rrugë informale, emri i Granit Pepnikajt dhe i bashkëshortes së tij nuk figurojnë në asnjë urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Redaksia e Zoom.al ka siguruar vendimin zyrtar të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të datës 13.04.2026, me gjyqtare Lorena Çabej.

Dokumenti sqaron kërkesën e Prokurorisë, përfaqësuar nga prokurorja Rovena Zoto, për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtatë persona.

Në listën zyrtare të të kërkuarve për veprën penale të parashikuar nga neni 143/b paragrafi II i Kodit Penal (Mashtrimi kompjuterik), renditen:

  1. Eduart Dalla
  2. Mateo Hoxha
  3. Tedi Agastra
  4. Ledio Toçi
  5. Xhoel Mekolli
  6. Marsel Lami
  7. Xhoni Hitaj

Nga këqyrja e plotë e aktit të gjykatës, rezulton se ndaj shtetasit Granit Pepnikaj dhe bashkëshortes së tij nuk është kërkuar dhe as nuk është caktuar asnjë masë sigurie. Ky fakt hedh poshtë pretendimet e ditëve të fundit se çifti ishte shpallur në kërkim apo se ishte pjesë e këtij grupi të goditur në prill.

Pepnikaj është parë të lëvizë lirshëm në kryeqytet.

Ndërsa prokuroria po ndjek fijet e “Mashtrimit Kompjuterik” për grupin e kryesuar nga Eduart Dalla, mbetet e paqartë se pse emri i Pepnikajt u lakua në mënyrë të pasaktë në media./Zoom.al

Postime të lidhura