Aplikacion
Një aksion i ndërmarrë nga SPAK për goditjen e rrjeteve të call center-ave ka çuar në shoqërimin edhe të një efektivi policie, i cili tashmë është identifikuar.
Burime bëjnë me dije se i ndaluari dyshohet të jetë Argusto Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin nr. 1 në Tiranë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e tij.
Veprimet janë kryer nga agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilët kanë zhvilluar kontrolle në disa zona të kryeqytetit. Një prej tyre ishte pranë shkollës Sami Frashëri Gymnasium, ku raportohet se janë sekuestruar shuma parash dhe materiale të tjera që konsiderohen prova të rëndësishme për hetimin.
Më 13 prill u goditën 3 call center-a në kryeqytet.
Dy personat kyçë që përfitonin kriptovaluta në Tiranë, duke i kthyer ato më pas në para në pika të këmbimit valutor janë Mateo Hoxha dhe Tedi Agstra.
Sipas dosjes hetimore, dy të arrestuarit me urdhër të SPAK kanë përfituar përmes mashtrimit kompjuterik të mijëra qytetarëve europianë me “Call Center”, 8 milionë dollarë në formën e kriptovalutave.
Mateo Hoxha, 24 vjeç, sipas hetimeve, kishte përfituar 3.2 milionë dollarë, ndërsa Agastra, 23-vjeç, përfitoi 4.8 milionë dollarë./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës