Aplikacion
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se dashuria triumfoi dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.
https://www.instagram.com/p/CfXAfMmoplr/
Vetëm pak më parë Dafina ka postuar një video Tik Tok duke improvizuar dhe zbuluar pak nga kënga e saj e re, duke lajmëruar kështu ndjekësit e saj se së shpejti do të vij me një projekt të ri muzikor.

Pra diça e re po gatuhet nga diva e muzikës e cila kohët e fundit ka marrë komente negative për këngën “Luje belin” me Kidën ku ndjekësit e akuzuan vetëm si projekt marketingu.
Ndërkaq Dafina ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Dy ditë më parë, këngëtarja nga Kosova postoi disa selfie ku dukej pa make-up. Të shumtë kanë qenë komentuesit në seksionin e komenteve të cilët kanë shpërthyer në “ofendime”, duke vënë në pah se ajo ka bërë buzët operacion.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizues. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua. Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit,”shkruan Dafina krahas videos.
Ju kujtojmë që disa kohë më parë e ftuar speciale në “Ëhy Not”, Dafina ka folur për presionin që i duhet të kalojë. Ajo u shpreh se një ditë do ti kuptojnë gabimet e tyre por iu duhet kohë të kuptojnë dhe vetveten e tyre./L.K
/Zoom.al