zoom

Të gjitha

“Dështim, klip pa lidhje”/ Dafina Zeqiri i mbyll gojën ndjekësve për bashkëpunimin me Kidën

“Dështim, klip pa lidhje”/ Dafina Zeqiri i mbyll gojën ndjekësve për bashkëpunimin me Kidën

Dafina Zeqiri dhe Kida, publikuan vetëm pak ditë më parë këngën “Luje belin”, duke marrë shumë komente mes të cilëve edhe kritika. Komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, janë të pakënaqur me tekstin dhe klipin. “Kënga e mirë, por Dafina dhe Kida kanë pasur potencial të fortë për një hit internacional! Gjithsesi suksese për ‘Luje Belin”

Dy artiste me potencial kaq tmadh, nuk e keni shfrytzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Poo, kënga më pelqeu se diqka më ndryshe, këngë clubi edhe ritmike, po tekst ka shume pak, veq perseritje. Sidoqoftë, I liked it, ama fakt qe kishit mujt edhe ma mirë.”

“Dështim, zhgënjim. -Videoklipi mi knaq syt pak meshkujt. -kenga është palidhje, kurfare teksti.” “Dafina të gjitha këngët njësoj. I njëjti stil me muzike. Me ritëm. Me shqiptim. Me intonacion.”- janë vetëm disa prej komenteve në YouTube.

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka vendosur t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve për këngën e saj në bashkëpunim me Kidën, përmes një videoje në rrjetet sociale.

https://gorilla.cdnja.co/v/6k/6KMaK.mp4?token=7Wx_WLAaOJ4ESvP40tvZ3A&expires=1655562269

Në videon e publikuar Dafina ka vendosur në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehet: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”

Postime të lidhura