zoom

Të gjitha

“Hajde Kida, luje belin…”/ Dafina Zeqiri dhe Kida ironizojnë komentuesit për bashkëpunimin

“Hajde Kida, luje belin…”/ Dafina Zeqiri dhe Kida ironizojnë komentuesit për bashkëpunimin

Dafina Zeqiri dhe Kida kanë përfituar nga rasti për të ndarë disa video me nota humori në rrjetet sociale për të argëtuar edhe ndjekësit e tyre.  “O zot. Ajo Kida ‘Lule luje belein’. Të lutem. Parameno po të ishte këtu.”, teksa ka shkruar krah videos të shpërndarë në Instastory: “Koleget pas bashkëpunimit.

https://gorilla.cdnja.co/v/5k/5KWgZ.mp4?token=UyCk7VAY5ea1qctEh8dkUQ&expires=1655820116

Ndërkohë, e gjendur përballë saj në tavolinë, Kida ishte po ashtu duke regjistruar. Në videon e shpërndarë në Instastory Kida ka shkruar me shaka: “Kështu po flet për mua? Unë gjynah”. Videot janë shpërndarë me shpejtësi nga fansat në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, janë të pakënaqur me tekstin dhe klipin e “Luje belin”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

https://gorilla.cdnja.co/v/o4/O4PNb.mp4?token=uOF_vXTTULEaYDz1CZ6DXA&expires=1655820116

“Dy artiste me potencial kaq tmadh, nuk e keni shfrytzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Poo, kënga më pelqeu se diqka më ndryshe, këngë clubi edhe ritmike, po tekst ka shume pak, veq perseritje. Sidoqoftë, I liked it, ama fakt qe kishit mujt edhe ma mirë.” “Dështim, zhgënjim. -Videoklipi mi knaq syt pak meshkujt. -kenga është palidhje, kurfare teksti.” Dafina iu përgjigj të gjithë kritikëve për këngën e tyre, përmes një videoje në rrjetet sociale./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura