Aplikacion
Dy artistet e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Kida, kanë publikuar projektin e ri muzikor. “Luje belin” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Dyshja, e famshme kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip me skena mjaft ngacmuese. Teksti i këtij projekti është shkruar nga reperi Elinel në bashkëpunim me Dafinën, kurse kjo e fundit u përkujdes edhe për vijën melodike.
“Beat”-i dhe producimi i këngës është bërë nga Rzon, Pllumb dhe Deard Sylejmani. Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Dafinës. Reagimet e para të fansave dhe publikut kanë qenë mjaft pozitive, ndërsa kënga ka marrë mijëra klikime për pak orë./L.K
/Zoom.al