zoom

Të gjitha

“I treti”…/ Rrengu i Ylli Limanit ndaj Dafina Zeqirit bën xhiron e rrjeteve sociale

Yll Limani i ka bërë një rreng çiftit Dafina Zeqiri dhe Dj Geek gjatë udhëtimeve të punës që është bërë virale. Ylli postoi në Instagram një video ku tentoi t’i bënte Dafinës një lojë duke i thënë: ‘Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten e cila më pas i ka kërkuar numrin, ndërsa ai e ka ftuar për në dhomën e tij’.

https://gorilla.cdnja.co/v/r1/R1jQM.mp4?token=gaHvLKoMY7frbCXcWlU6Og&expires=1654501990

Reagimi i këngëtares ishte epik pasi ajo u duk se nuk e mori fare seriozisht shakanë teksa duke ‘kërcyer’ i drejtohet Yllit: Përse po gënje teksa e shoqëroi dhe me disa “grushta” drejt kamerës.

Ndërkohë, ka qenë radha e Dafinës të hakmerret. Artistja ka ndarë një video në rrjetet sociale një video gjatë udhëtimit të fundit ku shihet në momente të ndryshme romantike me Geek, por në çdo moment shfaqet Ylli.

“I treti”- ka shkruar ajo me shaka krah videos së postuar në TikTok.

https://gorilla.cdnja.co/v/49/49R5X.mp4?token=iCTmFk2sgfHDKsDQexmu9A&expires=1654501990

Duket se situata do vazhdojë e tillë edhe për disa kohë pasi Ylli ka treguar se është single. Ai ka qëndruar gjithmonë hermetik për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Mirëpo, ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë dhe do t’i duhet të paguajë një faturë të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë./L.K

/Zoom.al