Aplikacion
Ylli Limani është një nga artistët më të pëlqyer të momentit. Këngëtari nga Kosova numëron një numër të madh hitesh dhe momentalisht është i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Kohëve të fundit ai ka qenë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit situata gazmore.
Së fundmi këngëtari ka shprehur “pakënaqësitë” e tij që ka ndaj vëllezërve Veshaj. Ylli publikoi një video në rrjetet sociale teksa ka drekuar me dy binjakët dhe i drejtohet fansave duke i thënë se kush është ai njeri që kënaqet me Donaldin dhe Romeon.
https://gorilla.cdnja.co/v/6k/6KMRA.mp4?token=offjCDKdt2h0vI9rX-gHGw&expires=1655583118
Direkt pas kësaj ka zbuluar se kush është dhe “djalli” i vërtetë nga ata. Sipas këngëtarit nuk është asnjëri prej aktorëve të humorit por vëllai i tyre i vogël Mario. Videon e ka ripostuar dhe Donaldi ku mbi të shkruan : “O Yll ti je kafshë e rritur në pyll dhe me shumë dyll, në vesh”.
Sigurisht që fjalët e Yllit kanë qenë në një formë shakaje ku dashur pa dashur djemtë duket se na zbuluan se kush do të jetë i ftuari i rradhës në emisionin “Më lër të flas”.
https://gorilla.cdnja.co/v/ar/arvPB.mp4?token=YudATPNH_okHF3xAT9GnVw&expires=1655583118
“Yll si po ja kalon në Tiranë, Yll a u kënaqe në Tiranë… Më tregoni a kënaqet një njeri me…” “Të gjithë mendojnë se djalli është Romeo ose Donaldi por… ja miq direkt nga ferri”.- tha Ylli./L.K
/Zoom.al