Aplikacion
Të tjera detaje tronditëse që lidhen me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula janë zbuluar nga autoritetet italiane.
Autopsia e kryer në trupin e të resë tregon se ajo është goditur 3 herë me thikë në fyt, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Asaj i janë gjetur në trup edhe shenja dhune, duke shtyrë hetuesit të mendojnë se ajo është përleshur me ish-të dashurin e saj për vetëmbrojtje para se ky i fundit ta vriste.
Pasi e goditi për vdekje, Mark Antony Samson mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen tjetër fshehu trupin e 22-vjeçares, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpi.
Në momentin e krimit, Samson kishte në shtëpi edhe prindërit, të cilët ende nuk dihet se çfarë roli kanë pasur. Babai i filipinasit pretendon se s’ka qenë në shtëpi, ndërsa e ëma se ka qenë në gjumë./ Zoom.al