Aplikacion
Vrasja makabre e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula ka tronditur të gjithë kryeqytetin italian, Romën dhe ka nxitur reagime të shumëta.
Kryebashkiaku Roberto Gualtieri ka reaguar gjithashtu përmes një postimi ku shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e vajzës shqiptare
Gualtieri kërkon edhe reflektim të thellë dhe marrje masash për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
“Lajmi për vdekjen e Ilaria Sula na mbush me dhimbje dhe zemërim. Afërsia ime dhe ngushëllimet e kryeqytetit të Romës shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Vdekja e saj është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin që nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tjetër femicidi të papranueshëm”, shprehet në një shënim kryebashkiaku i Romës, Gualtieri.
Disa orë pas arrestimit të autorit të vrasjes, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Trupi i vajzës u gjet disa ditë pas vrasjes, i masakruar me thikë e i futur në një valixhe të hedhur në një zonë të pyllëzuar.