Aplikacion
Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim edhe prindërit e autorit të ngjarjes.
Kjo pasi ka dyshime se prindërit e të dashurit të viktimës kanë bashkëpunuar me djalin e tyre për fshehjen e trupit të 22-vjeçares shqiptare, pas vrasjes.
Më herët mediat raportuan se të dy prindërit e autorit ndodheshin në të njëjtën banesë ku ndodhi vrasja makabre.
Pas një jave kërkimesh, më 2 prill 2025, trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar pranë qytetit Poli, afër Romës.
Ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, është arrestuar ndërkohë dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Autopsia tregoi se Ilaria kishte marrë tre goditje me thikë në qafë, duke shkaktuar vdekjen si pasojë e hemorragjisë.