Aplikacion
Vëllai i Ilaria Sulës, Leon Sula ka reaguar për herë të parë pas krimit makabër të ndodhur në Itali, ku motra e tij u masakrua me thikë nga ish-i dashuri.
Leon Sula ka deklaruar se biseda e fundit që ai ka bërë me Ilaria Sulën ka qenë dy javë para ngjarjes, kur ajo kishte shkuar për t’i takuar në Terni.
Sipas tij, Ilaria nuk ka treguar se kishte probleme me ish-të dashurin e saj filipinas.
“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë, por u ndanë”, ka deklaruar Leon.
Ish-i dashuria i Ilaria Sulës, 23-vjeçari filipinas u arrestua nga policia italiane pas ngjarjes. Ai pranoi vrasjen, duke deklaruar se fillimisht e ka goditur me thikë shqiptaren dhe më pas e ka futur trupin e saj në valixhe dhe e ka hedhur në pyll./ Zoom.al