zoom

Aktualitet

“E godita me th*kë dhe e futa në valixhe”/ Ish-i dashuri pranon vrasjen e shqiptares në Itali

“E godita me th*kë dhe e futa në valixhe”/ Ish-i dashuri pranon vrasjen e shqiptares në Itali

Zbardhet vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali.

Policia italiane, në dëshminë e marrë nga ish-i dashuri i saj filipinas, ka arritur të konfirmojë se është ai autori.

23-vjeçari ka pranuar krimin dhe tashmë është vënë në prangat e policisë.

“E godita me thikë në një apartament në Romë, më pas futa trupin e saj në një valixhe për të fshehur krimin”, tha ai.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mosdakordësia e tij për t’i dhënë fund lidhjes.

Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar në profilin e rrjeteve sociale të Ilarias, duke shpërqendruar hetimet./ Zoom.al

Postime të lidhura