Aplikacion
Ilaria Sula dhe Mark Samson, lindur në Itali nga prindër filipinas, kishin disa muaj në një lidhje.
Jeta e tyre ishte kryqëzuar në një fastfood ku të dy punon, ndërsa ishin regjistruar në Universitetin Sapienza, ndonëse në fakultete të ndryshme.
“Kërkoj falje për atë që bëra”, u tha 23-vjeçari hetuesve, të cilët i çoi në shkëmb ku kishte lënë trupin e pajetë të 22-vjeçares shqiptare një javë më parë.
“Unë e hodha thikën në një kazan në Montesacro (lagjja ngjitur me Afrikanon, ku jeton 23-vjeçari me familjen e tij via Homs), por pas shumë ditësh ishte e pamundur ta gjeja”, deklaroi i riu.
“Telefonin e Ilarisë e hoqa qafe në një puset”, por edhe në këtë rast kërkimet ishin të kota. Ai e mbajti celularin e viktimës me vete aq gjatë sa të mbyllte të gjitha mediat e tij sociale.
Gjithashtu iu përgjigj disa mesazheve të miqve dhe familjarëve të Ilarias. “Jam mirë, gjithçka është në rregull”, edhe për prindërit e saj. Një tjetër dëshmi se ai e ruajti gjakftohtësinë.
Në fakt, ai bëri më shumë. I riu shkoi në shtëpinë e Ilarisë duke u shprehur i shqetësuar për fatin e saj.
“Unë thashë se po e kërkoja, pyeta nëse kishin dëgjuar nga ajo”. I riu futi trupin e saj brenda një valixheje sa më shumë që të ishte e mundur, duke i lënë këmbët jashtë. “Prindërit e mi ishin gjithashtu atje atë natë,” pranoi ai.
Ndërsa kanë nisur hetimet pasi është e pamundur që babai dhe nëna e tij të mos kenë vënë re asgjë.