Aplikacion
Zbardhet dëshmia e plotë e Mark Samson, 23-vjeçarit nga Filipinet të akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula.
Ai ka rrëfyer para grupit hetimor se marrëdhënia mes tyre ka nisur në vitin 2023 dhe kishin thuajse një vit të lidhur.
Gjatë kësaj kohe, sipas tij, Ilaria kishte luhatje në raport, ndërsa gjatë ditëve të fundit ishte bërë e ftohtë dhe nuk donte të dilte më me atë.
“Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona.
Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte.
Në fund të janarit të këtij viti, vendosëm që të bëjmë një pushim në lidhje. Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë. Unë nuk e pranoja ndarjen, edhe pse miqtë më thoshin të heq dorë.
Ne vazhduam të takoheshim edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm”, thuhet në dëshminë e Mark Samson, tashmë i arrestuar për vrasjen e Ilaria Sulës./ Zoom.al