Aplikacion
Këtë të hënë, familjarë, miq dhe qindra njerëz të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra me thikë në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas.
Gjatë ceremonisë së mbajtur në Terni, babai i Ilarias kërkoi drejtësi nga autoritetet italiane për vrasjen e vajzës së tij.
“Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll. Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje”, tha Flamur Sula.
Autori i vrasjes, Mark Samson u arrestua nga policia italiane pasi gjeti trupin e Ilarias në një valixhe në një zonë të pyllëzuar. Ai ka pranuar krimin, ndërsa të dyshuar si bashkëpunëtorë janë edhe prindërit e tij./ Zoom.al