zoom

Aktualitet

(EMRI) Zhduket 35-vjeçari në Tiranë, asnjë gjurmë prej tre ditësh

(EMRI) Zhduket 35-vjeçari në Tiranë, asnjë gjurmë prej tre ditësh

Një 35-vjeçar nga Tirana rezulton i zhdukur prej tre ditësh, ndërsa familjarët e tij kanë ngritur alarmin pranë autoriteteve pas mungesës së çdo kontakti me të.

Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i lindur më 17 shtator 1991, për të cilin familjarët deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë informacion që prej momentit kur humbën kontaktet.

Sipas të dhënave paraprake, ai është parë për herë të fundit në zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me një automjet me targa “CT969”.

Pas shqetësimit të familjes, një ditë më parë është depozituar kallëzim në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, ku është kërkuar ndërhyrja e strukturave ligjzbatuese për lokalizimin e tij.

Mësohet se familjarët kanë deklaruar se 35-vjeçari nuk ka pasur probleme apo konflikte të njohura me persona të tjerë.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për gjetjen e tij, duke verifikuar lëvizjet e fundit dhe duke administruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonat ku dyshohet se ka kaluar. Sipas informacioneve, deri tani nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta të automjetit./ Zoom.al

Postime të lidhura