zoom

Aktualitet

(EMRI) Zhduket pa gjurmë i riu në Fier

(EMRI) Zhduket pa gjurmë i riu në Fier

Një 24-vjeçar nga qyteti i Fierit rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, ndërsa familja e tij ka humbur çdo kontakt dhe ka bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij.

I riu, Hegi Gremi, është larguar nga banesa me automjetin e tij dhe që prej atij momenti nuk ka dhënë asnjë shenjë. Të afërmit kanë publikuar fotografinë e tij dhe të makinës, duke u kërkuar qytetarëve që të njoftojnë nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Familja, me origjinë nga fshati Belinë, por prej vitesh me banim në Fier, shprehet se situata është tepër shqetësuese.

Sipas nënës së 24-vjeçarit, ai trajtohet prej katër vitesh për depresion dhe ankth, ndërsa ditët e fundit kishte ndërprerë marrjen e medikamenteve.

Prindërit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion për lëvizjet e tij të kontaktojnë në numrin 069 523 3693./ Zoom.al

Postime të lidhura