zoom

Aktualitet

(FOTO) Ky është “Mand Dhelpra” që dyshohet se rrëmbeu Eglant Koçin

(FOTO) Ky është “Mand Dhelpra” që dyshohet se rrëmbeu Eglant Koçin

Publikohet fotoja e 41-vjeçarit Armand Shakaj, i njohur me nofkën “Mand Dhelpra”, që akuzohet ka rrëmbyer 34-vjeçarin Eglant Koçi.

Ky i fundit është zhdukur prej 5 ditësh dhe dyshohet se është ekzekutuar.

Mand Dhelpra

Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim “Mand Dhelprën” dhe ka arrestuar Enea Zyferin, që akuzohet për bashkëpunim në krim.

Familjarët e Eglant Koçit kallëzuan në polici humbjen e kontakteve me të më 5 qershor 2026. Menjëherë pas denoncimit, grupi hetimor nisi verifikimet për të rindërtuar lëvizjet e fundit të të riut dhe për të zbuluar fatin e tij.

Nga hetimet e deritanishme është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai rezulton të ketë hyrë për herë të fundit. Sipas dyshimeve të hetuesve, nga ky ambient ka dalë vetëm personi i dyshuar, i cili mund ta ketë larguar Koçin me një automjet.

Policia ka ushtruar kontrolle të hollësishme në objektin ku dyshohet se është mbajtur peng 34-vjeçari, si dhe në disa ambiente të tjera dhe zona të ndryshme, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se motomjeti i Eglant Koçit ishte zhvendosur nga vendi ku ishte parkuar fillimisht. Për këtë arsye, autoritetet dyshojnë se janë ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët pas zhdukjes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti me të cilin dyshohet se 34-vjeçari është transportuar pas hyrjes në ambientin që po hetohet nga policia.

Burime bëjnë me dije se Eglant Koçi nuk rezulton person me precedentë penalë. Ai ishte i punësuar në një biznes mobilierie, ndërsa një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me përfshirjen e mundshme të tij në tregtinë e kriptovalutave./ Zoom.al

Postime të lidhura