zoom

Aktualitet

EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person. Koçi merrej me kriptomonedha

EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person. Koçi merrej me kriptomonedha

Një 35-vjeçar, Eglant Koçi u zhduk pa lënë gjurmë mesditën e 4 qershorit në Tiranë pranë sheshit Uillson. Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë pasi Koçi nuk iu përgjigj thirrjeve në telefon.

Sakaq, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim lidhur me këtë rast, teksa ka dyshime për rrëmbim personi. Sot është arrestuar një person, Enea Zyferit, i cili dyshohet nga hetimet se ka përkrahur autorin e krimit në rrëmbimin e Koçi.

Motori i Eglant Koçit me të cilin udhëtonte deri para se të humbte gjurmët, u gjet dy ditë më vonë te rruga 5 maji në Tiranë.

ZHDUKJA

Eglant Koçi sipas gazetarit te kronikes, Artan Hoxha ishte postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash.

“Kjo ngjarje, e datës 4 qershor, një i ri Eglant Koçi, është zhdukur pa lënë gjurmë nuk ka asnjë informacion. Punonte si postier midis disa pikave të këmbimit valuator për kriptomonedhat.

Ky është rasti i rradhës dhe besoj se në të ardhmen do të kemi probleme të ngjashme me këtë. Duhet bërë apel që nëse është i gjallë, kushdo që mund të ndihmojë do të ishte e vlefshme si informacion. Policia dhe familja janë munduar.

Janë parë lëvizjet. Për herë të fundit e kanë parë te sheshi Wilson. Ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur. Ai ishte postieri që shkonte te change për të këmbyer kriptomonedhat me cash. Në llogarinë që ka ai nuk është lëvizur.

Te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e personit të humbur dhe është larguar. Kjo mund të jetë bërë edhe për të humbur gjurmët, pasi motorri është gjetur të nesërmen. Sa më shumë kohë kalon nga momenti i rrëmbimit, aq më pak janë shanset që të gjendet personi.

Janë shtuar shumë këto rrëmbimet. Kemi rrëmbime personash nga Saranda deri në Shkodër. Sa më shumë të ketë raste rrëmbimesh dhe mos zbulim të tyre, bëhet problematike”– tha gazetari Hoxha.

Postime të lidhura