Aplikacion
Policia irlandeze është në kërkim të një adoleshenti shqiptar, Marvin Gjuzi, 16 vjeç, i cili është raportuar si i zhdukur prej disa ditësh.

Ai është parë për herë të fundit më 1 maj, rreth orës 13:00, duke lëvizur në zonën e Monagh Bypass.
Autoritetet kanë publikuar foton dhe të dhënat e tij në një njoftim zyrtar, duke shprehur shqetësim për sigurinë e të miturit.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë në numrin 101, duke përmendur referencën 1569 – 01/05/25./ Zoom.al




