Aplikacion
Një shtëpi bari ka shpërthyer në flakë në Shrewsbury Close në Bloxwich, Walsall, duke bërë që dy shqiptarë të pësojnë djegie të rënda.
Pas shpërthimit, dy shqiptarët u kapën në kamera duke ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fqinjët e shqetësuar u mblodhën jashtë në rrugë.
Shërbimet e emergjencës shkuan në vendngjarje rreth orës 21:30 të mbrëmjes së së hënës dhe 65 zjarrfikës luftuan për të shuar flakët.
Pas dy orësh në Lower Lichfield Street, në Willenhall, 3 milje larg, u gjetën dy shqiptarët me djegie të rënda.
I pari kishte pësuar lëndime kritike, ndërsa i dyti u trajtua për lëndime të rënda dhe të dy u dërguan në Spitalin Queen Elizabeth të Birminghamit.
