Aplikacion
Policia e Hasit ka nisur kërkimet për gjetjen e një të mituri 14-vjeçar, i cili është larguar nga banesa duke marrë pa leje automjetin e babait të tij. Denoncimi është bërë nga familjarët më datë 5 janar 2026 në Komisariatin e Policisë Has.
Pas kallëzimit, uniformat blu kanë shpallur në kërkim të miturin dhe po vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin e tij dhe të automjetit. Deri në këto momente nuk ka informacion mbi vendndodhjen e 14-vjeçarit.
Policia apelon për bashkëpunim nëse ka informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të miturit./ Zoom.al



