Aplikacion
Një burrë 65 vjeç nga fshati Mezhgoran i Tepelenës është shpallur i humbur, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij.
Kallëzimi është bërë në Komisariatin e Policisë Tepelenë më 3 shkurt 2026, nga shtetasi me iniciale A.D., i cili ka raportuar zhdukjen e vëllait të tij, Ylli Dine, 65 vjeç.
Familjarët kanë deklaruar se i moshuari kishte dalë për të ruajtur bagëtitë, por më pas kanë humbur çdo kontakt me të.
Dyshimet paraprake lidhen edhe me mundësinë që 65-vjeçari të jetë marrë nga rrjedha e lumit në zonë, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga grupet e kërkim-shpëtimit./ Zoom.al


