Aplikacion
Një djalë 14-vjeçar nuk është kthyer më në shtëpi që prej datës 13 shkurt.
Sipas të afërmve, i mituri është parë për herë të fundit në zonën e Xhamllikut në Tiranë, pranë një dyqani fruta-perimesh ku ai punonte.

Që nga ajo ditë, familja nuk ka asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e tij. Rasti është kallëzuar pranë organeve të policisë, por deri tani kërkimet nuk kanë sjellë rezultate konkrete.
Familjarët u kanë bërë thirrje qytetarëve për ndihmë, duke shpresuar se dikush mund ta ketë parë ose të ketë dijeni mbi lëvizjet e të miturit pas zhdukjes.
Babai i djalit ka vënë në dispozicion një numër kontakti për këdo që mund të ndihmojë: +355 68 374 1350./ Zoom.al