Aplikacion
Policia e Tiranës arrestoi ish -oficerin e policisë, Jeton Lami dhe 2 persona tjerë, si dhe shpalli në kërkim një tjetër, që konsiderohet si kreu i një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend. Arrestimet u kryen në operacionin e koduar “Motivi”, për shkak se këta persona akuzohen për vendosjen e lëndës plasëse në një biznes në Kamëz një ditë më parë.
Shpërthimi goditi fasadën e objektit të biznesit përgjatë bulevardit “Nënë Tereza”, duke shkaktuar dëme materiale.
Nga hetimet u identifikuan katër persona të përfshirë në ngjarje. Tre prej tyre u arrestuan menjëherë:
Ndërsa i katërti, E. L., 31 vjeç, (Ervis Lami) banues në Kamëz, është shpallur në kërkim. Në qarqet kriminale dhe në policinë e shtetit ai konsiderohet si kreu i një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, i dyshuar për disa ngjarje të rënda.
Sipas të dhënave të policisë, motivi kryesor i vendosjes së tritolit lidhet me një tentativë për gjobëvënie. Autorët dyshohet se i kanë kërkuar pronarit të biznesit, shtetasit S. S., një shumë prej 500 mijë euro. Pasi ky i fundit ka refuzuar, ndaj tij është ushtruar presion përmes vendosjes së lëndës eksplozive.
Ndërsa ish -polici Jeton Lami është një emër i njohur, pasi ai ishte personi i fundit që shoqëroi me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.
LEXO EDHE: “E lashë te karburanti në Vorë, do takonte…”! Ndihmoi Martinajn të arratisej, zbërthehet Jeton Lami

Lami, u prangos më 23 gusht 2022 nga policia e Lezhës teksa policia po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit. Ata zbuluan se Lami kishte ndihmuar të shumëkërkuarin të arratisej. Ai u filmua me Martinajn nga disa kamera sigurie në zonën e plazhit, në Durrës.
Roli i tij në këtë ngjarje vazhdon të jetë i mbuluar me mister. Lami u dënua vetëm për shpërdorim detyre me 2 vite e 10 muaj burg dhe fitoi lirinë pasi pjesën me te madhe të dënimit e kreu në kohen e paraburgimit.
Por ai ka refuzuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt para hetuesve. Sipas tij, me ish -bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. / Zoom.al
Skandali pas vrasjes së efektivit, ish-ushtaraku vrasës ka përfituar fonde nga AZHBR