zoom

Aktualitet

Detaje të reja nga tritoli në Kamëz/ I përfshirë edhe Ervis Lami, i akuzuar për vrasjen e postierit

Detaje të reja nga tritoli në Kamëz/ I përfshirë edhe Ervis Lami, i akuzuar për vrasjen e postierit

Zbardhen detaje të reja nga tritoli i vënë në një biznes dje në Kamëz.

Një grup i përfshirë në këtë rast ka kërkuar 500 mijë euro nga pronari i biznesit, Saimir Sina, i cili jeton në Itali.

Godina e restorantit është në pronësi të Saimir Sinës, por i marrë me qira nga 2 kunetërit Klodjan Murati dhe Benard Elezi. Këta të fundit deklaruan ditën e djeshme se nuk kanë konflikte me njeri.

Mes të arrestuarve është edhe ish-polici Jeton Lami, i njohur më parë për rolin e tij si shoqërues i të kërkuarit Ervis Martinaj.

Hetimet tregojnë se edhe dy kunetërit, Klodjan Murati dhe Benard Elezi, që kishin marrë lokalin me qira, dyshohet të kenë qenë pjesë e grupit të gjobvënies.

Pas konflikteve mes tyre, tre të arrestuarit, përfshirë Lami, i kishin vendosur pronarit një gjobë prej 500 mijë eurosh, duke kërcënuar se do të ndërmerrnin masa të tjera nëse nuk largonte kunetërit nga lokali.

Ervis Lami është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por ai është i njohur edhe për dyshimet për vrasjen e postierit në Kamëz në janar të këtij viti.

Ndërkohë në kërkim për ngjarjen në Kamëz është shpallur Ervis Lami. 31-vjeçari Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai u shpall në kërkim në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me silenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës. Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar./ Zoom.al

Postime të lidhura