zoom

Aktualitet

Lëvizte me armë, arrestohet në Tiranë pronari i lokal “Muraga”! Në 2015 u plagos nga Ervis Martinaj në Linzë

Lëvizte me armë, arrestohet në Tiranë pronari i lokal “Muraga”! Në 2015 u plagos nga Ervis Martinaj në Linzë

Tiranë – Ismet Gaxherri është arrestuar nga Forcat ‘Shqiponja’ në bulevardin “Bajram Curri”, pasi në makinën tip ‘Benz’ iu gjet një armë zjarri.

Uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit e 39-vjeçarit kishte pa leje së bashku me krehër dhe fishekë.

Gaxherri nuk është i njohur për autoritetet, pasi në 2015-ën mbeti i plagosur në lokalin e tij ‘Muraga’ në Linzë ku u vra Enton Nikaj. Për këtë ngjarje në kërkim ka qenë në kërkim Ervis Martinaj.

“Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura