zoom

Aktualitet

(VIDEO) Kapet i forti me armë në makinë, kush është 39-vjeçari! Pistoletën e fshehu…

(VIDEO) Kapet i forti me armë në makinë, kush është 39-vjeçari! Pistoletën e fshehu…

Një i fortë që lëvizte me armë në automjet në bulevardin “Bajram Curri”, u arrestua nga Shqiponjat.

Ismet Gaxherri u ndalua nga “Shqiponjat” dhe iu bë një kontroll i befasishëm automjetin e tipit “Benz” ku udhëtonte 39-vjeçari.

Gjatë kontrollit, brenda automjetit u gjet një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me një krehër dhe municion.

Pasi u arrestua në flagrancë, 39-vjeçari u akuzua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/Zoom.al

Postime të lidhura