Aplikacion
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë një kërkesë për shpalljen e djalit të tij si person i zhdukur.
Sipas kërkesës, Ervis Martinaj, i lindur më 6 tetor 1982 në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin, nuk është parë që nga gushti i vitit 2022. Babai i tij shprehet se përpjekjet për ta gjetur djalin kanë dështuar dhe dëshiron që sistemi gjyqësor të fillojë procedurat për shpalljen e tij si i zhdukur.
Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
Ai u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur ndërsa miku i tij, Fabjol Gaxha, u vra, dhe u lirua pas shtatë muajsh në qelinë e burgut 302, në maj të vitit 2019, nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe një muaj më pas edhe me vendim të Gjykatës së Apelit që “vulosi” lirinë e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra. Treshja e gjyqtarëve të Apelit Flutura Skënderi, Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha, vendosën që Martinaj të vijojë të qëndrojë i lirë gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes.
Në shkurt 2020 Operacioni Forca e Ligjit vendosi në sitë pasuritë e tij. Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vitin 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera.
Në vitin 2022, Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e akuzonte se ka porositur vrasjen e Indrit Dokles. 500 mijë euro do paguante Martinaj për të hequr qafe Doklen./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit