zoom

Të gjitha

Muaj maj do ju “gozhdojë” para televizorit/ Të “çmendurit” pas filmave fanta-shkencë do lumturohen

Muaj maj do ju “gozhdojë” para televizorit/ Të “çmendurit” pas filmave fanta-shkencë do lumturohen

Muaji maj e shënon lansimin e disa filmave të shumëpritur nga publiku, të cilët i takojnë zhanreve të ndryshme. Edhe pse më pak filma do të vijnë nëpër kinema krahasuar me muajin prill, fansat mund t’i presin disa projekte me buxhet të lartë të cilat ishin vonuar shkaku i pandemisë.

“Doctor Strange in the Multiverse of Madness” është filmi i parë i bazuar në librat komik “Marvel”, që lansohet gjatë vitit 2022, dhe publiku është jashtëzakonisht i entuziazmuar rreth projektit që pritet të korrë suksese të mira në arkat filmike botërore.

Në këtë vazhdim të dytë, Benedict Cumberbatch rikthehet në rolin e superheroit Doctor Strange. Ai e rrëfen historinë pas ngjarjeve që ndodhin në filmin “Avengers: Endgame”, ku Dr. Stephen Strange vazhdon kërkimin e tij për gurin magjik të kohës. Por një mik i tij i vjetër i shndërruar në armik, synon t’i shkatërrojë të gjithë magjistarët në Tokë, duke ia prishur atij planin dhe duke e shkaktuar lirimin e një force të ligë.

Aktori i njohur amerikan, Chiwetel Ejiofor, rikthehet në rolin e magjistarit të keq, Baron Karl Mordo. Krahas tij dhe Cumberbatchit, në këtë projekt luajnë edhe yjet, Benedict Wong, Rachel McAdams dhe Elizabeth Olsen.

Filmi me buxhet të lartë këtë radhë vjen me regji të Sam Raimit, kjo pasi Scott Derrickson është larguar nga projekti. “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” lansohet për publikun e gjerë më 5 maj./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura