zoom

Të gjitha

Michele Bublé ndan lajmin e bukur për fansat / Këngëtari do të bëhet baba për herë të katërt

Michele Bublé ndan lajmin e bukur për fansat / Këngëtari do të bëhet baba për herë të katërt

Michael Bublé dhe Luisana Lopilato janë gati të bëhen prindër të një vajze. Çifti do të mirëpresë në mënyrën më të ëmbël të mundshme fëmijën e tyre të katërt, ashtu siç ishte paralajmëruar dhe nga këngëtarja kanadeze në shkurt.

Artisti 46-vjeçar ndau lajmin e mirë me videoklipin e tij më të fundit të këngës ‘I’ll Never Not Love You’ përkrah aktores 34-vjeçare Argjentinase.

Tanimë çifti ka zbuluar se fëmija i tyre i ardhshëm është  vajzë, me Michael i cili e ndau lajmin gjatë një paraqitje të veçantë në “The Late Late Show” me James Corden.

“Nuk i kam thënë askujt, ti je nga dy njerëzit e parë që do t’i kisha thënë jashtë familjes sime,” i tha ai drejtuesit dhe të ftuarit të emisionit , Anthony Anderson. “Është një vajzë! Ndihem shumë më mirë tani që nuk më duhet më ta fsheh. Njerëzit vazhdojnë të më intervistojnë dhe të më pyesin, ‘A keni ndonjë emër?’ Gjithmonë përpiqen të marrin një përgjigje.”

https://www.youtube.com/watch?v=sMVnwcHN1ZA

Çifti do të zgjerojë familjen me ardhjen e vogëlushes së tyre të re, pasi tashmë janë prindër të Noahut 8-vjeçar, Elias 6-vjeçar dhe Vidës 3-vjeçare./L.K

/Zoom.al