zoom

Aktualitet

Braçe reagon ashpër për ngjarjen në Zvërnec: Policia tentoi të fshehë krimin

Braçe reagon ashpër për ngjarjen në Zvërnec: Policia tentoi të fshehë krimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi lidhur me dhunën e ushtruar gjatë protestës së zhvilluar në Zvërnec, ku punonjës të sigurisë private u përfshinë në përplasje fizike me qytetarët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë kriminal, duke akuzuar njëkohësisht Policinë e Shtetit për mënyrën se si është menaxhuar situata dhe për trajtimin e informacionit publik mbi rastin.

Sipas tij, në vendngjarje ndodhi rrëmbimi dhe dhuna ndaj një protestuesi paqësor, në prani të forcave të policisë dhe pa ndërhyrjen e tyre për të parandaluar situatën.

Braçe përshëndeti vendimin për pezullimin e drejtuesit të Policisë së Vlorës, por ka theksuar se kjo nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar mbajtje përgjegjësie më të gjerë institucionale.

Ai ngriti akuza të drejtpërdrejta se në zonën e protestës janë lejuar të veprojnë persona të maskuar, të paidentifikuar dhe pa shenja dalluese, të cilët sipas tij kanë ushtruar dhunë dhe kanë përshkallëzuar konfliktin.

Reagimi i plotë:

PER NGJARJEN NE #VLORE

EDHE DHUNE, E EGER MADJE;
E PAPRANUESHME, E PATOLERUESHME!

SI E TILLE ESHTE KRIM!

  1. E vleresoj vendimin e Drejtorit te Pergjithshem te POLICISE per te pezulluar drejtorin e POLICISE ne Vlore;
    Por nuk mjafton!

Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te POLICISE, ne krah te POLICEVE, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga LIGJI!

Drejtori i POLICISE nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje FAKT PENAL, te rende madje;
PER KETE DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI!

  1. Ne PLAZHIN E DAJLANIT ishte lajmeruar ne POLICI se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille POLICIA E SHTETIT, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. Drejtori i POLICISE dhe trupat ne territor, NUK KANE GARANTUAR GJE!

Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille.

PREZENCA E TYRE DHE AKTET E TYRE NDAJ PROTESTUESVE, MOSVEPRIMI I POLICISE NDAJ TYRE, CUAN KONFLIKTIN NE KONFRONTIM!

Pra, drejtori i POLICISE ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska.

E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe POLICIA eshte nje prej garanteve te saj.

  • Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-PO KETA KU JANE?

Nderkohe, zinxhiri komandues i POLICISE ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.

Por nese me policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? Nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga SHTETI, a mund ta gezojne me kete privilegj? Dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!/ Zoom.al

Postime të lidhura