zoom

Aktualitet

Pse po protestohet në Pishë Poro-Nartën? Projekti turistik në zonë të mbrojtur që ka nervozuar qytetarët

Pse po protestohet në Pishë Poro-Nartën? Projekti turistik në zonë të mbrojtur që ka nervozuar qytetarët

Dy vjet më parë, qeveria Rama III miratoi mes kritikave disa ndryshime jetike në ligjin për zonat e mbrojtura, duke zgjeruar mundësitë për zhvillim dhe investime në territore që më herët gëzonin mbrojtje më të fortë ligjore.

Në atë kohë, nisma u kundërshtua nga organizatat mjedisore, ekspertë të fushës dhe opozita e atëhershme, të cilët paralajmëruan se pas ndryshimeve fshiheshin interesa të mëdha ekonomike dhe projekte të ardhshme turistike.

Nuk vonoi dhe në skenë u shfaq një aktor me influencë globale, që do të investonte në një zonë të mbrojtur të Shqipërisë; Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump. Projekti miliarda dollarësh i tij përfshin zhvillime turistike në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.

Sot, vëmendja është përqendruar te peizazhi i mbrojtur Pishë Poro-Nartë, ku prej javësh janë evidentuar punime që kanë shkaktuar reagime të forta nga ambientalistët dhe komunitetet lokale, të cilët janë përplasur me policinë dhe autoritetet.

Në terren, situata ka degraduar deri në përplasje mes aktivistëve dhe autoriteteve. Dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar në zonë, duke kundërshtuar atë që ata e cilësojnë si një grabitje të hapur të territorit. Ata kanë hyrë në kantier, duke shkatërruar rrethimet simbolikisht, ndërsa forcat e rendit kanë qëndruar pasive.

Protestuesit paralajmërojnë se projekti i paralajmëruar si një zhvillim turistik mund të shndërrohet në një transformim masiv urban që rrezikon zhdukjen e habitatit natyror. Sipas tyre, në këtë zonë parashikohet ndërtimi i një kompleksi me kapacitete të mëdha akomoduese, që do të ndryshonte përfundimisht ekuilibrin ekologjik.

Brenda një harku prej 24 orësh, institucionet shtetërore dhanë dy mesazhe kryesore për projektin. Nga njëra anë u konfirmua ekzistenca e një lejeje zhvillimi dhe një lejeje infrastrukturore paraprake, ndërsa nga ana tjetër u theksua se punimet po kryhen në prona private.

“Zvërnec South Adriatic Development”, është firma, e cila sipas institucionit po zhvillon punime përgatitore për rrethim dhe ndërtim rrugësh mbi bazën e një lejeje të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 29 prill 2026.

Projekti, i quajtur “Zvërnec Peninsula”, parashikon ndërtime banimi dhe hotele deri në tetë kate dhe një port në një nga zonat më të ndjeshme të bregdetit shqiptar. Sipas dokumenteve zyrtare, kompania që ka marrë lejen kontrollohet përmes një strukture të ndërlikuar kompanish të regjistruara në Holandë, me dy shtetas të huaj si përfitues fundorë.

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj i quajti ndërhyrjet në peizazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë brenda parametrave ligjorë. “Nuk është duke u zhvilluar asnjë degradim i zonës së mbrojtur Pishë-Poro-nartë. Zona është peizazh i mbrojtur kategoria V sipas legjislacionit të zonave të mbrojtura”, u shpreh ministri Japupaj.

Për herë të parë pas muajsh debat publik, kryeministri Edi Rama deklaroi dje se shteti nuk po transferon apo fal prona publike në Zvërnec, pasi sipas tij territori ku po zhvillohet projekti është pronë private e blerë nga investitorët tek pronarët privatë.

Të martën, qytetarë, aktivistë dhe organizata mjedisore protestuan para Ministrisë së Mjedisit me kërkesën për pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe publikimin e plotë të dokumentacionit të projektit.

Sipas protestuesve, transparenca mbi investimin dhe respektimi i standardeve mjedisore janë kushtet minimale për çdo zhvillim që prek një nga ekosistemet më të rëndësishme të bregdetit shqipta

Postime të lidhura