zoom

Aktualitet

Arrestohet roja private që dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec

Arrestohet roja private që dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec

Një nga rojet private të përfshira në incidentin e dhunshëm ndaj protestuesve në Zvërnec është vënë në pranga mbrëmjen e kësaj të diele.

Më herët, policia njoftoi se kishte nisur procedim penal ndaj dy punonjësve të një kompanie sigurie private për ngjarjen e ndodhur gjatë protestës, ku një qytetar u pa duke u tërhequr zvarrë pasi kishte humbur ndjenjat.

Bazuar në dëshmitë e të pranishmëve dhe pamjet e shpërndara në media dhe rrjete sociale, protestuesi dyshohet se u godit fillimisht me grusht nga një tjetër roje private, duke humbur ndjenjat. Më pas, ai u tërhoq me forcë nga dy punonjësit e sigurisë, një veprim që shkaktoi reagime dhe kritika të shumta në opinionin publik.

Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros është planifikuar ndërtimi i një resorti turistik në shkallë të gjerë nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Sipas informacioneve të bëra publike për projektin, në strukturat investuese të lidhura me të përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trump, si dhe biznesmenët nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat./ Zoom.al

Postime të lidhura