zoom

Aktualitet

Skandali në Zvërnec “ndez” protestën në kryeqytet, qytetarët mbidhen tek Ministria e Brendshme

Skandali në Zvërnec “ndez” protestën në kryeqytet, qytetarët mbidhen tek Ministria e Brendshme

Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë, në një protestë të organizuar pas tensioneve të fundit në Zvërnec, ku banorë dhe aktivistë mjedisorë u përplasën me forcat e sigurisë gjatë kundërshtimit të një projekti ndërtimi në zonën e mbrojtur pranë lagunës së Nartës.

Ngjarja në Zvërnec nisi gjatë një proteste kundër rrethimit të një sipërfaqeje tokësore, ku banorët pretendonin se po dëmtohet mjedisi dhe po shkelet interesi publik. Situata u tensionua kur disa persona u përpoqën të hynin në kantierin e ndërtimit, duke sjellë ndërhyrjen e punonjësve të sigurisë private, të cilët u përplasën fizikisht me protestuesit. Pamje të publikuara tregojnë një protestues që është tërhequr me forcë nga rojet, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se dy punonjës të sigurisë private janë marrë nën hetim për përdorim force ndaj një qytetari, ndërsa janë proceduar edhe disa protestues për veprime të dhunshme gjatë përpjekjes për të çmontuar rrethimin e kantierit. Po ashtu, është raportuar se një prej protestuesve ka pësuar dëmtime trupore gjatë shoqërimit.

Pas këtyre zhvillimeve dhe publikimit të pamjeve të incidentit, situata ka nxitur reagime të shumta dhe solidarizim me protestuesit, duke çuar në organizimin e tubimit në kryeqytet përpara Ministrisë së Brendshme.

Postime të lidhura