zoom

Aktualitet

Dhuna në Zvërnec, Gjykata e Apelit liron një prej rojeve

Dhuna në Zvërnec, Gjykata e Apelit liron një prej rojeve

Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Gazmend Vathin, një prej punonjësve të sigurisë private të arrestuar pas incidentit të ndodhur në Zvërnec gjatë protestës së 31 majit. Trupi gjykues ka pranuar pjesërisht ankimin e tij, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Ndryshe ka vendosur Apeli për Artur Granin, për të cilin është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në një vendimmarrje tjetër të organeve të drejtësisë.

Ndërkohë, procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende për Geraldo Bibën, pronarin e kompanisë së sigurisë private “Major Security”. Ankesa e tij vijon të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ngjarja e ndodhur në Zvërnec, ku punonjës të sigurisë private u përfshinë në dhunimin e protestuesve, shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike. Pas incidentit, autoritetet ndërmorën masa administrative, ndërsa drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, u shkarkua nga detyra.

Rasti u shndërrua në një nga çështjet më të diskutuara të muajve të fundit, duke nxitur vlën e protestave, që sot futet në ditën e 45./ Zoom.al

Postime të lidhura