zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në rrethana ende të paqarta dhe ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Siç mund të shihet edhe në fotot e mësipërme, përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura