Aplikacion
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor, ku një 75-vjeçare është përplasur nga një automjet tip fuoristradë teksa tentonte të kalonte rrugën.
Sipas informacioneve paraprake, Bajame Ramazani, 75 vjeçe, po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën për të shkuar drejt tokave të saj. Ajo ka kaluar mbi trafikndarëse, rreth 50 metra larg mbikalimit, kur është goditur nga automjeti.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e aksidentit dhe disiplinimin e qarkullimit. Ndërkohë, drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar nga policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, 75-vjeçarja, banuese në Zhamë-Sektor, po kalonte autostradën për të shkuar në pronat e saj në anën tjetër të rrugës. Edhe pse në këtë segment ndodhet një mbikalim, banorët e zonës kalojnë shpesh autostradën jashtë tij për shkak të aktiviteteve bujqësore. E