Aplikacion
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas incidentit të ndodhur pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku pati një përplasje fizike dhe verbale me një gazetar.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se ai dhe kolegë të tij deputetë ishin përballur me një situatë të organizuar provokimi. Sipas tij, një person tjetër dhe gazetari kishin qenë pjesë e një skenari për të krijuar përplasje me përfaqësuesit politikë.
Braçe shkruan se gjatë ditës kishte qenë në zyrën e tij në Kuvend dhe më pas kishte dalë në terren, ndërsa kur ishte rikthyer në Parlament kishte parë pranë ambienteve të jashtme disa persona që, sipas tij, ndodheshin aty për të krijuar incidente.
Ai pretendon se më herët një deputete dhe një ministër ishin përballur me një situatë të ngjashme, duke akuzuar personat e përfshirë për fyerje dhe provokime.
“Nga dritarja e zyrës kam dëgjuar zhurmë pranë hyrjes së Kuvendit. Më pas kam parë gazetarin dhe personin tjetër bashkë, ndërsa sipas tij po përgatitej një tjetër përplasje”, është shprehur Braçe në reagimin e tij.
Deputeti socialist thotë se kur është afruar pranë hyrjes së Kuvendit, gazetari dhe personi tjetër janë drejtuar drejt tij dhe situata është tensionuar. Ai pranon se ka zgjatur dorën për të krijuar distancë, ndërsa pretendon se më pas ka pasur shkëmbim fjalësh të ashpra.
Braçe është shprehur gjithashtu se e njeh rolin e gazetarit dhe se ka respektuar punën e tij, por sipas tij, nuk mund të pranojë situata ku gazetarët, sipas pretendimit të tij, përfshihen në veprime që ai i konsideron sulmuese ndaj politikanëve.
Reagimi i plotë:
TANI ESHTE KOHA TE FLAS UNE:
KY ESHTE FASHIZEM!
E kam nisur diten sot ne oren 7:30, kam qene ne zyre, ne Kuvend; kam dale prej aty e kam shkuar ne terren rreth ore 8:30, neper lagjet e 5✋ses; jam kthyer serish ne Kuvend e kam pare grupin e sulmuesve prane dyerve te tij, mu sic jane cdo dite e darke ne bulevard; jam ngjitur lart ne zyre e kam pare nje video (e keni ne vijim) ku sulmuesi dhe gazetari, te dy bashke sulmuan dy deputete, Sara Mile e Ervin Hoxha; e keni ketu videon, duket sulmuesi qe shan, fyen ofendon dhe gazetari qe e filmon sipas planit “populli sulmon deputetet”.
Nga dritaret e zyres sime kam degjuar zhurme poshte ne dere te Kuvendit; pas pak, perballe deres se tij kam pare gazetarin dhe sulmuesin bashke, duke biseduar, per nje tjeter plan (e keni videon e tyre ketu); kam dale jashte per te takuar njerez qe po me prisnin; jam kthyer perseri ne Kuvend dhe kam pare ne te njejtin vend gazetarin dhe sulmuesin; i pashe te coheshin dhe te suleshin drejt meje, sic ndaj dy kolegeve te mi dy ore me pare; kam zgjatur doren per te krijuar distance me gazetarin nderkohe qe sulmuesi po vinte ngjitur me te duke share-degjohet ne videon e tij.
I kam thene gazetarit qe e kam respektuar ne cdo rast se kur del ne prite me sulmues nuk ke pune me mua; po e kam shtyre pasi me erdhi ne fytyre; sulmuesi vijonte te shante dhe i jam kthyer me fjale te papershtatshme por te merituara per cilindo qe merr persiper te sulmoje e lincoje nje tjeter njeri, ska pike rendesie mandati, njeri po them.
Me nje ndryshim ketu: nuk i kam thene une nje cilesor qe degjohet vec ai ta thote per veten e tij!
Kaq eshte e gjitha. Une vijova punen, kam qendruar ne dere te Kuvendit edhe dy here te tjera per tju pergjigjur njerezve qe me kerkonin, i fundit nje qytetar nga Burreli qe kerkonte ndihme per ilace ne QSUT!
Edhe nje gje;
Une e kam te pjese te brendeshme te kerkoj ndjese. Po kujt ti kerjoj ndjese, gazetarit apo sulmuesit? U be kohe qe jane nje, sulmues e te dhunshem, nje! Ndajeni, ose beni gazetarin, ose beni sulmuesin ne prita qe i ben gazetari!
Vo: ketu keni video te sulmit ndaj kolegeve te mi; keni edhe videon e gazetarit dhe sulmuesit bashke, ne prite, ne Kuvend!/ Zoom.al