Aplikacion
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale duket se tregon një incident të ndodhur pranë hyrjes së Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti Erion Braçe përfshihet në një përplasje verbale dhe fizike me një gazetar dhe një përfaqësues të diasporës.
Në pamje, Braçe shihet duke e shtyrë gazetarin me duar, ndërsa dëgjohet t’i drejtohet me fjalët: “Ik tani, ec. Paskeni dalë ju me bë pyetje njerëzve. Ke dalë bashkë me të”, duke iu referuar përfaqësuesit të diasporës, për të cilin shton: “Atë fundërrinën që bën rojën e barit në Angli. Vjen me atë plehrë.”
Më pas, sipas asaj që dëgjohet në video, deputeti i drejtohet përfaqësuesit të diasporës me një sërë fyerjesh, duke i thënë: “Mbylle gojën o trafikant! Plehrë! O drogaxhi! B*thq*rë!”