zoom

Aktualitet

Braçe përplaset me protestuesen: E paedukatë, s’ke limite! Avash se na lave

Braçe përplaset me protestuesen: E paedukatë, s’ke limite! Avash se na lave

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përfshirë sot në një debat me një aktiviste protestuese, teksa po hynte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Situata ka ndodhur në momentin kur aktivistja, Arvina Lleshi, e ka ndalur Braçen duke e akuzuar për qëndrime politike dhe e ka quajtur “deputet të shitur”, duke kërkuar llogari për mungesën e tij në një nga seancat e mëparshme parlamentare.

Braçe është ndalur dhe ka zgjedhur t’i përgjigjet në vend, duke e kthyer bisedën në një debat të hapur, ku nuk kanë munguar as tonet ironike dhe replikat e drejtpërdrejta.

Debati:

Aktivistja: Deputet i shitur, më në fund ju kapëm. Pse i fshiheni popullit? Dje ku ishit, nga dolët dje nga parlamenti?

Braçe e shoqëron deklaratën e aktivistes duke qeshur dhe shprehet: Si më kape?

Aktivistja: Ku ishit dje?

Braçe: Pse bërtet kështu? Në parlament isha. Avash, avash se më “lave”.

Aktivistja: Nga dolët dje?

Braçe: Atje ku ishe ti dolëm. Të respektuam, ata që të shanë bënë shumë gabim. Ti nuk na respektove.

Aktivistja: Unë kam pasur respekt për të gjithë, sepse të mos kisha, kolegut tënd Tërmet Peçi do t’ja kisha thyer vezët në kokë.

Braçe: Ti ke të drejtën të protestosh, të kundërshtosh, të bësh të gjitha gjërat, por në momentin që ti qëllon me vezë… Vëre veten në vend të atij që ti qëllon me vezë. Nëse ai ta kthen vezën ty mbrapsht, dënohet për dhunë gjinore, akt sulmi ndaj teje. Një shoku jot tha edhe për ngacmim seksual.

Aktivistja: Pse i shani protestuesit me mesazhe?

Braçe: Kush më shan, ua kthej.

Aktivistja: Jeni të shitur.

Braçe: Kujt i jam shitur unë? Protesta është e drejta jote, por mos shaj, mos godit, mos fyej, mos sulmo. Nëse do ta kthejnë vezën mbrapsht, ti do ankohesh. Dhe tjetra, nuk hidhet ushqimi. Je e paedukatë, që s’ka limite. Ishe mirë deri kur nisë me këtë propagandën.

Aktivistja: O më raftë pika.

Braçe: Të ra pika? Shpejt thirrni ambulancën./ Zoom.al

Postime të lidhura