Aplikacion
Ish-ministri Arbjan Mazniku po përpiqet të organizojë fushata online që mbrojnë punën e qeverisë, përballë lumit të kritikave dhe akuzave që ka shpërthyer online që me nisjen e protestave.
Për këtë, ai kërkon angazhimin e personave për hapjen e llogarive të reja në platforma të ndryshme sociale.
Sipas mesazhit që qarkullon online, personave u kërkohet të gjejnë nga një individ për çdo bashki, me qëllim krijimin e dy llogarive në Instagram, dy në TikTok dhe dy faqeve në Facebook.
Në tekst theksohet se këto profile duhet të hapen me emra dhe mbiemra fiktivë, ndërsa më pas të përdoren për pëlqime, komente dhe shpërndarje të përmbajtjeve në rrjetet sociale.
Në mesazh thuhet gjithashtu se pjesëmarrësit do të organizohen në një grup të veçantë, ku fokusi kryesor do të jetë koordinimi i aktiviteteve në internet, përfshirë komentet dhe ndërveprimin me publikimet./ Zoom.al
