zoom

Bota

Kaos në Paris, qytetarët përleshen për të blerë kondicionerë (VIDEO)

Kaos në Paris, qytetarët përleshen për të blerë kondicionerë (VIDEO)

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Francën kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë nxituar drejt supermarketeve për të blerë kondicionerë, ndërsa vendi përgatitet për një tjetër valë të fortë të të nxehtit.

Në disa prej dyqaneve të Parisit u krijuan radhë të gjata dhe situata doli jashtë kontrollit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente tensioni, debate të ashpra dhe përplasje fizike mes klientëve, të cilët garonin për të siguruar pajisjet e pakta që kishin mbetur në shitje. Në disa raste janë raportuar edhe dëmtime brenda ambienteve të supermarketeve.

Autoritetet u detyruan të ndërhyjnë në të paktën dy pika shitjeje, pasi grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe tensioni i krijuar rrezikuan sigurinë publike. Sipas raportimeve, disa persona u konfliktuan mes tyre për të marrë një nga kondicionerët e fundit të disponueshëm.

Franca sapo ka kaluar një nga periudhat më të vështira të vapës së viteve të fundit, e cila pati ndikim të konsiderueshëm në sistemin shëndetësor, shkaktoi viktima dhe çoi në mbylljen e përkohshme të disa shkollave. Meteorologët paralajmërojnë se gjatë fundjavës pritet një tjetër valë e temperaturave shumë të larta./ Zoom.al

Postime të lidhura